Policia e Kosovës ka bërë të ditur se 14 kryesues e anëtarë të komisioneve numëruese në Gjilan janë arrestuar nën dyshimet për falsifikim të rezultatit zgjedhor të 28 dhjetorit.
Siç thuhet në raportin 24-orësh të Policisë, të njëjtit janë intervistuar dhe më pas liruar në procedurë të rregullt, njofton Dukagjini.
“Qendra Komunale e Numërimit dhe Rezultateve zgjedhore, Gjilan 29-30.12.2025 – 01-02.01.2026. Më 13.02.2025 në cilësinë e të dyshuarve janë arrestuar dhe intervistuar 14 persona të dyshuar, kryesues dhe anëtarë të komisioneve numërues të QKN-Gjilan, me dyshimin se me datat e lartcekur gjatë numërimit dhe regjistrimit të rezultateve dyshohet se kanë falsifikuar rezultatet zgjedhore. Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar”, thuhet në raportin policor.