Konjufca: Forcimi i Kosovës si pjesë e Aleancës Perëndimore do ta bëjë aleancën më të fuqishme

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka njoftuar se vizitën e tij të parë jashtë vendit në këtë detyrë e ka zhvilluar në Mynih të Gjermanisë, ku ka marrë pjesë në Munich Security Conference.

Përmes një postimi në Facebook, Konjufca ka bërë të ditur se në këtë forum ndërkombëtar të sigurisë ka marrë pjesë së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Ai ka theksuar se pjesëmarrja e Kosovës në këtë konferencë ka qenë një mundësi e rëndësishme për shkëmbim pikëpamjesh me aleatët, në një kohë kur rendi botëror po riformësohet dhe sfidat rajonale e kontinentale të sigurisë po shtohen.

Sipas Konjufcës, forcimi i Kosovës si pjesë e aleancës perëndimore do të kontribuojë në fuqizimin e mëtejshëm të aleancës veri-atlantike përballë sfidave të reja gjeopolitike.

“Në rendin botëror që po riformësohet pjesëmarrja jonë në MSC, si qeveri e Kosovës, bashkë me Kryeministrin Kurti dhe Ministrin e Mbrojtjes Maqedonci, ishte mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer pikëpamje mbi nevojat për bashkëpunim gjithnjë e më të ngushtë me aleatët në përballje me sfidat rajonale dhe kontinentale të sigurisë. Forcimi i Kosovës si pjesë e Aleancës Perëndimore, sikurse edhe i çdo aleati veç e veç, do ta bëj aleancën veri-atlantike më të fuqishme kundrejt sfidave në këtë shekull të riformësimit gjeopolitik!”, ka shkruar ai në Facebook.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika