Fetoshi demaskon metamorfozën e strategjisë serbe: Viktimizim dhe presion i inskenuar

Drejtori i Institutit Osctopus, Arben Fetoshi, ka demaskuar strategjinë e propagandës serbe ndaj Kosovës, duke theksuar se përdor viktimizimin e inskenuar dhe radikalizimin e qytetarëve serbë për të minuar stabilitetin.

Sipas Fetoshit, mediat dhe politikanët serbë përdorin ton alarmues për të krijuar përshtypjen e një kërcënimi ekzistencial ndaj serbëve, duke u fokusuar tek takimi trepalësh Shqipëri-Kroaci-Kosovë në Mynih dhe ligji për të huajt në Kosovë.

““Rrezik i madh për Serbinë”, “Prishtina e ka kaluar vijën e kuqe”, “kërcënim ekzistencial për serbët në Kosovë”, “Sorensen së shpejti në Beograd”, “Vuçiq ka hequr dorë nga Kosova”, “Lista Serbe është bashkëfajtore” dhe “rezistenca është detyrim”, janë kornizat alarmuese të propagandës së dyfishtë në mediat serbe, lidhur me takimin trepalësh në Shkodër e më pas në Mynih, takimin e kryetarëve serbë të komunave me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal në Prishtinë, Ligjin për të Huajt dhe temën e integrimit të arsimit e shëndetësisë paralele në sistemin legal të Kosovës”, ka shkruar Fetoshi.

Ai ka theksuar se “presioni qytetar” i inskenuar nga Forumit Nacional Serb dhe Monarkistët në Beograd, si dhe deklaratat e Listës Serbe në Mitrovicë të Veriut, shërbejnë për të projektuar “rezistencë” dhe për të justifikuar një diskurs agresiv, duke përdorur komunitetin serb si instrument për destabilizimin e Kosovës.

“Kjo tregon për një strategji të dyfishtë me ton alarmues, e cila në njërën anë, fshihet pas viktimizimit për ta “arsyetuar” armatosjen nga Rusia e Kina dhe në anën tjetër, projekton “radikalizim të qytetarëve” për ta “legjitimuar” diskursin agresiv, në mënyrë që ta ruajë instrumentalizimin e serbëve, si “arma” kryesore për minimin e stabilitetit dhe pengimin ndërkombëtar të Kosovës”, ka shkruar tutje ai.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika