Hamza: Lufta jonë çlirimtare po gjykohet, UÇK-ja nuk ishte ndërmarrje kriminale

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, gjatë seancës solemne në Kuvendin e Kosovës për 18-vjetorin e Pavarësisë, ka përkujtuar sakrificën e brezave të shqiptarëve për liri dhe sovranitet.

Hamza ka theksuar rëndësinë historike të luftës çlirimtare dhe kontributin e ish-udhëheqësve të UÇK-së, duke shprehur mirënjohje për familjet e dëshmorëve, luftëtarët e lirisë dhe aleatët ndërkombëtarë, përfshirë SHBA-të, vendet e BE-së dhe ushtarët e KFOR-it që garantuan paqen dhe sigurinë.

“Shtetësia nuk është vetëm flamur dhe himn, është siguri dhe drejtësi. Është ruajtje e së vërtetës sonë historike,” tha Hamza, duke theksuar se pjesa më e lavdishme e historisë së Kosovës, Ushtria Çlirimtare, po gjykohet padrejtësisht në Hagë.

Ai ka përmendur Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, duke theksuar se kontributi i tyre për shtetin e Kosovës nuk duhet të harrohet dhe se UÇK-ja nuk ishte ndërmarrje kriminale, por ushtri çlirimtare.

Hamza ka theksuar se Kosova nuk do të lejojë që historia të rishkruhet në kurriz të sakrificës së popullit dhe se drejtësia nuk duhet të bëhet selektive.

“Lufta jonë çlirimtare po gjykohet, ata kanë kontribut në shtet, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi po gjykohen. E sot duhet ta themi qartë, e me vendosmëri,  besimi i Kosovës në drejtësinë ndërkombëtare nuk duhet tradhtuar. Ne nuk lejojmë që historia të rishkruhet në kurriz të sakrificës tonë…ne nuk pranojmë që drejtësia të bëhet selektive UÇK-ja nuk ishte ndërmarrje kriminale ishte ushtri çlirimtare’’, ka deklaruar ai.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika