Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, kanë mbërritur në Prishtinë për të marrë pjesë në marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë”, i cili kërkon drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në paraburgim në Hagë.
Ahmeti u prit në shesh nga ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, me të cilin shkëmbyen përshëndetje të ngrohta.
Pranë Ahmetit shihet edhe presidentja Osmani.
Organizatorët e marshit parashikojnë se në aktivitet do të marrin pjesë rreth 200 mijë qytetarë.