Konjufca nga Haga: Çlirimtarët do të lirohen, verdikti final do jetë në përputhje me historinë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Glauk Konjufca, i cili ndodhet në Hagë për deklaratat përmbyllëse në gjykimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, është shprehur i bindur se ish-krerët e UÇK-së do të lirohen.

Konjufca para nisjes së seancës u shpreh se Gjykata Speciale po tenton shtrembërimin e historisë së luftës së drejtë të UÇK-së, njofton Dukagjini.

“Ka qenë shkelje brutale e të drejtës për të pasur gjykim të arsyeshëm në kohë. Tjetra është që ne e patëm kritikën tonë për këtë gjykatë që është një etnike, që fokusin e ka padrejtësisht te UÇK. Unë jam këtu për të konfirmuar edhe një herë që lufta jonë, e popullit të Kosovës ka qenë luftë e pastër, mbrojtëse. Nuk ka qenë qëllimi i kësaj lufte sulmi i asnjë populli tjetër. Targeti i vetëm i uniformave të UÇK-së ishte ushtria e policia serbe, njerëzit e uniformuar okupator që bën gjenocidin në Kosovë, që vranë fëmijë, gra e pleq dhe që i mbytën mbi 12 mijë qytetarë. Kundër tyre ishte e drejtuar lufta e UÇK-së dhe këtë të vërtetë nuk ka asnjë institucion, nuk mund ta ndryshoj asnjë gjykatë. E çka po përpiqet të ndodh brenda kësaj gjykate është shtrembërimi i historisë”, u shpreh Konjufca.

“Verdikti final do të jetë në përputhje me historinë dhe të vërtetën e luftës së UÇK-së”, tha Konjufca.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika