Katërshja e UÇK-së thotë sot fjalët përfundimtare në Hagë, Hamza: Dje foli populli – sot flasin ata

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka ndarë pamje nga marshi i djeshëm “Drejtësi, jo politikë” që u mbajt në Prishtinë.

Hamza vlerëson se dje foli populli për të drejtën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovësa ndërsa sot flasin katër ish-krerët e saj në Hagë, njofton Dukagjini.

“Nga lufta për liri dhe shpallja e pavarësisë deri te mbrojtja në Gjykatën Speciale, rrugëtimi i popullit tonë ka qenë me shumë sakrifica, por gjithmonë i drejtë. Dje foli populli. Sot flasin ata”, ka shkruar Hamza.

Kujtojmë se sot para Dhomave të Specializuara në Hagë do të paraqiten deklaratat përmbyllëse në gjykimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika