Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një rast i dhunës është raportuar në Pejë ku një i dyshuar ka sulmuar fizikisht nënën dhe vëllain e tij.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i njëjti ishte nën ndikimin e alkoolit dhe ka sulmuar edhe zyrtarët policorë teksa tentonin ta arrestonin, njofton Dukagjini.
“Dy viktimat nënë e djalë kanë raportuar se djali respektivisht vëllai i tyre u ka shkaktuar dhunë fizike. I dyshuari i cili ka qenë nën ndikim të alkoolit duke mos u bindur urdhrave të policëve gjatë arrestimit, i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.