Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një shtetasit kosovar i ka konfiskuar disa dokumente në gjuhën serbe përfshirë dhe një kërkesë nga Ministria e Brendshme e Serbisë, një vulë me shkrim serb si dhe dy kontrata serbe, në Bërnjak.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, të gjitha këto të dyshuarit iu gjetën gjatë kontrollit të veturës e cila ishte me targa serbe, njofton Dukagjini.
Po ashtu bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit dokumentet janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.
“Bërnjak 18.02.2026 – 22:25. Gjatë kontrollit në automjetin me targa të Serbisë drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar, janë gjetur: një vulë me shkrim serb, disa dokumente tjetra në gjuhën serbe, një kërkesë nga MB e Serbisë, dy kontrata serbe etj. Me urdhër të prokurorit vula dhe dokumente i janë konfiskuar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin policor.