Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ka njoftuar se me fillimin e muajit të Ramazanit, do të bëhen ndryshime në organizimin e procesit mësimor.
Sipas Drejtorisë, mësimi do të fillojë nga ora 07:30, do të shkurtohen kohëzgjatjet e mesndërrimeve dhe do të reduktohen pushimet e gjata.
Qëllimi i këtyre ndryshimeve sipas njotimit, është që dita mësimore të përfundojë më së largu deri në orën 17:00, pa zvogëluar numrin dhe kohëzgjatjen e orëve mësimore, duke ruajtur cilësinë dhe vazhdimësinë e mësimit.
Drejtoria thekson se vendimi merret “në respekt të agjëruesve”.