“Dhe me kaq e përfundoj këtu mbledhjen dhe në vazhdim si të krijohen kushtet, do ju njoftojmë për vazhdimin e kësaj mbledhje!”, tha Musa Xhaferi – Kryetar i Komisionit.
Ashtu siç filloi ashtu edhe u mbyll seanca e komisionit për politikë të jashtme në të cilën ishte parashikuar të votohet për rezolutën për gjykim të drejtë të ish krerëve të UÇK-së në Hagë, edhe pse Fronti Evropian nuk e përmendë askund UÇK-në në rezolutë por i quan si ish krerë të institucioneve të Kosovës. Mbledhja dështoi në mungesë të kuorumit, respektivisht deputetët maqedonas nga VMRO dhe LSDM bojkotuan seancën.
“Mungesa e deputetëve, anëtarëve të tjerë është e qëllimshme për ta sabotuar mundësinë e punës së komisionit me të vetmin qëllim që kjo pikë të mos vijë në rend debati”, u shpreh Skender Rexhepi – Fronti Evropian.
“Meqenëse sjellja e kolegëve tanë këtu maqedon duhet të jetë në këtë formë, pra neve na mbetet të bashkangjitemi në rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës. Është e pa pranueshme për mua sjellja në këtë formë”, tha Ilire Dauti – ASH/Sela.
“Por me atë se në komision jam vetëm unë anëtare edhe atë e vërtetojmë por do ta vërtetojmë të njëjtën edhe me votat tona kur do të jetë në seancë plenare, pika për rezolutën do ti kemi 11 vota të koalicionit VLEN”, tha Merita Koxhaxhiku – VLEN.
Meqë rezoluta nuk kaloi filtrin e komisionit, nuk do të vijë as në seancë plenare dhe me shumë gjasë nuk do të miratohet. Propozues të rezolutës ishin deputetët e Frontit Evropian e më pas u bashkëngjiten dhe deputetët e ASH/Sela, dhe deputetët e pavarur Ilir Demiri e Bejxhan Iljas. / Alsat.mk