Osmani: Sakrifica e minatorëve u kthye në kushtrim lirie

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar 37-vjetorin e grevës së minatorvës të  Trepcës, duke thënë se sakrifica e tyre u kthye në kushtrim lirie dhe dëshmoi se rruga drejt lirisë hapet nga guximi i atyre që nuk dorëzohen.

“Sot kujtojmë grevën historike të urisë të minatorëve të Trepçës, të nisur më 20 shkurt 1989 nga rreth 1,350 minatorë, të cilët u ngritën kundër politikave shtypëse të regjimit hegjemonist serb. Të barrikaduar në thellësitë e minierës së Stan Tërgut për tetë ditë radhazi, ata u shndërruan në simbol të guximit dhe dinjitetit. Me rezistencën e tyre, minatorët krijuan solidaritet e unitet popullor në mbarë Kosovën. Sakrifica e tyre dridhi themelet e një pushteti që promovonte diferencim e pabarazi. Sakrifica e tyre u kthye në kushtrim lirie dhe dëshmoi se rruga drejt lirisë hapet nga guximi i atyre që nuk dorëzohen”, ka thënë Osmani.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika