Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të mitur në Shalë të Lipjanit.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, dyshohet se i mituri ka therur me thikë një burrë i cili është duke u trajtuar në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë, njofton Dukagjini.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Shalë, Lipjan / 21.02.2026 – 19:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (m/k) i mitur, pasi që kishte therur me thikë viktimën m/k. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.