18-vjeçari dërgohet pa shenja jete në spital në Mitrovicë, Policia nis hetimet

Foto ilustruese

Një 18-vjeçar është dërguar pa shenja jete në spital, mbrëmjen e së dielës në fshatin Kçiq i Madh, në Mitrovicë.

Lajmin e ka konfirmuar për Dukagjinin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka bërë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 18:40.

Sipas tij, njësitet relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe rasti po hetohet.

“Mitrovicë e Jugut, 22.02.2026  fshati Kçiq i Madh – Rreth orës 18:40,është raportuar se një person mashkull, rreth 18-vjeçar, është sjellë pa shenja jete në Spital. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. Rasti është iniciuar dhe po hetohet si “Hetim mbi vdekjen”.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet  për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML)”, ka theksuar ai.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika