Përfaqësues të OVL-UÇK-së zhvilluan sot një takim me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ku diskutuan për angazhimin e veteranëve lidhur me zhvillimet e Gjykatës Speciale.
Siç njoftojnë nga OVL-UÇK, ata informuan ministres për hapjen e një peticioni qytetar që synon mobilizimin mbarëkombëtar në mbështetje të një procesi të drejtë dhe të barabartë për luftën çlirimtare.
“Theksuam rëndësinë që zëri i veteranëve dhe i qytetarëve të dëgjohet qartë në këtë fazë përfundimtare të procesit”, thuhet në njoftim.
Përfaqësuesit falënderuan gjithashtu ministren Spiropali dhe shtetin shqiptar për mbështetjen dhe angazhimin e vazhdueshëm në çështjet me rëndësi kombëtare.