Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një vajzë dhe një djalë i mitur janë raportuar në dy raste të ndara të zhdukur nga familjarët e tyre.
Sipas raportit 24-orësh, në Malishevë nëna ka raportuar se nuk di vendndodhjen e vajzës së saj me probleme mendore, njofton Dukagjini.
“Malishevë 25.02.2026-22:50. Ankuesja ka raportuar se vajza e saj me probleme mendore ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin policor.
Ndërkohë, në Drenas, babai ka raportuar të zhdukur djalin e tij të mitur.
“Rr. Asllan Fazlia, Drenas 25.02.2026-17:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij- i mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.
Po ashtu nga Policia bëhet e ditur se për të dyja rastet kanë nisur hetimet.