Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën ka arrestuar dy zyrtarë të KEDS-it në Ferizaj.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, të dyshuarit kanë pranuar 400 euro para të gatshme nga një qytetar me premtimin se do i zëvendësojnë njehsorin elektrik për kohë të shkurt, njofton Dukagjini.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.