Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka vlerësuar lart gjetjet e raportit rajonal “SecuriMeter 2025”, të realizuar nga Regional Cooperation Council (Këshilli për Bashkëpunim Rajonal).
Sipas njoftimit të MPB-së, raporti bazohet në një anketë vjetore mbi perceptimin e qytetarëve për sigurinë, e zhvilluar në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ministria thekson se rezultatet e këtij raporti e rendisin Republikën e Kosovës ndër vendet me nivelin më të lartë të sigurisë në rajon, duke e konsideruar këtë si dëshmi të progresit të vazhdueshëm në fushën e sigurisë publike dhe rritjes së besimit të qytetarëve në institucione.
“Kjo është edhe një dëshmi tjetër e konfirmimit të progresit në vendin tonë, në fushën e sigurisë publike dhe besimit në institucione”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.