Humb jetën një punëtor në Prizren, u godit nga rryma derisa ishte në shtyllë elektrike

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka humbur jetën të shtunën, rreth orës 22:00, në Prizren, në një rast që po hetohet si “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima derisa ishte duke punuar në një shtyllë elektrike, dyshohet se është goditur nga rryma elektrike dhe si pasojë ka rënë në tokë, njofton Dukagjini.

Vdekja e viktimë është konstatuar në vendin e ngjarjes dhe me vendim të prokurorit të rastit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

 

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika