Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar, shtetas të Serbisë, pasditen e djeshme në Leposaviq.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, njofton Dukagjini.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit njëri nga ta është dërguar në mbajtje.