Zgjedhja e Presidentit, Kurti takohet nesër me Abdixhikun

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur se të hënën do të takohet me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun, lidhur me çështjen e zgjedhjes së Presidentit.

Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, deklaroi se secila parti duhet të japë emrin e vet për president, njofton Dukagjini.

“Nesër do të takoj edhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, zotin Lumir Abdixhiku, ku do të diskutojmë edhe me të rreth këtij procesi. Mirëpo, ne kemi qëndrimin se nëse subjektet pajtohen që të kemi një garë, pra garë e hapur, proces ku secili subjekt ka kandidatin ose kandidaten për president, atëherë edhe ne pajtohemi me këtë qasje dhe Lëvizja Vetëvendosje do ta ketë kandidatin e saj për president”, theksoi Kurti.

“Nesër do të takoj edhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, ku do të diskutojmë edhe me të lidhur me këtë process”, tha ai në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Takimi i së hënës do të jetë takimi i dytë mes Kurtit dhe Abdixhikut, pasi edhe javën e kaluar u takuan për të njëjtën çështje.

Kurti, mes tjerash, bëri të ditur se është angazhuar maksimalisht që vend të mos shkojë në zgjedhje.

“Si kryetar, jam i angazhuar maksimalisht që të përfundojë ky proces në mënyrë të suksesshme dhe që vendi të mos shkojë në zgjedhje të reja. Kemi pasur katër palë zgjedhje gjatë vitit 2025. Filluam me zgjedhjet rregullta parlamentare, e përmbyllëm me zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe në mes të tyre ishin dy raundet e zgjedhjeve lokale. Viti 2026, në të cilin kemi hyrë tani, duhet të na presë me punë, me stabilitet institucional dhe me rezultate konkrete për qytetarët, jo me fushata të reja zgjedhore. Për zgjedhjen e presidentit nevojitet gatishmëri dhe vullnet i domosdoshëm bashkëpunimi dhe konstruktiviteti nga opozita”, u shpreh ai.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika