Kryesia e Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot, e hënë, me fillim nga ora 11:30.
Sipas njoftimit, në rend dite janë dy pika, miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë dhe shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave të paraqitura.
Pritet që pas mbledhjes të bëhen të ditura vendimet që do të merren nga Kryesia.