Dy komisione të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë mbledhje këtë të hënë, duke nisur nga ora 11:00.
Komisioni për Shëndetësi do të mblidhet, ku në rend dite janë miratimi i procesverbalit nga mbledhja e 19 shkurtit 2026, miratimi i fushëveprimit të Komisionit, si dhe pika “të ndryshme”.
Ndërkohë, në të njëjtën kohë do të mblidhet edhe Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.
Ky komision do të shqyrtojë dhe miratojë rendin e ditës, do të caktojë një anëtar në Komisionin Qeveritar për Njohjen e Statusit të ish të Burgosurve, të Dënuarve dhe të Përndjekurve Politik, si dhe do të shqyrtojë e miratojë planin e punës për sesionin pranveror.