Hamza: Pa marrëveshje politike nuk ka votë nga PDK-ja për presidentin

Kryetari i Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se qëndrimi i partisë së tij mbetet i pandryshuar sa i përket zgjedhjes së presidentit të ri.

Pas takimit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Hamza tha se partia ka treguar konsistencë dhe nuk ka vendosur “vija të kuqe”, duke shprehur gatishmëri për të votuar një kandidat, nëse do të kishte marrëveshje politike paraprake.

“Qëndrimi është i njëjti. PDK ka konsistencë, nuk kemi pasur vija të kuqe, kemi pasur vullnet të plotë me votu një kandidat. Po nëse do të kishte qenë dikush prej familjes Jashari, flas me respekt deri në përulje, e vlerësojmë vendimin e familjes”, ka deklaruar Hamza.

Ai ka theksuar se PDK-ja konsideron se fillimisht duhet të arrihet një marrëveshje politike dhe më pas të propozohet kandidati për president, duke shtuar se partia e tij synon që i propozuari të jetë nga radhët e PDK-së.

Hamza ka deklaruar gjithashtu se nuk është takuar me kryeministrin Albin Kurti, ndërsa për emrin e Andin Hoti ka thënë se nuk kanë qëndrim, pasi nuk ka kandidaturë zyrtare.

“Pa marrëveshje paraprake nuk ka votë prej PDK-së”, ka deklaruar Hamza.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika