Mushkolaj: Me propozimin e Konjufcës, Kurti synon kapjen e tri institucioneve kryesore të shtetit

Analisti politik Imer Mushkolaj ka deklaruar në  Debat Plus se me propozimin e Glauk Konjufcës, kryeministri Albin Kurti synon të ketë tri pozitat kryesore në dorën e tij, kryeparlamentarin, kryeministrin dhe presidentin.

Mushkolaj tha se kjo e bën të pamundur pjesëmarrjen e opozitës në një marrëveshje dhe se Kurti nuk e sheh presidentin si institucion kredibil, por kërkon një figurë që të jetë nën kontrollin e tij.

“Me propozimin e Glauk Konjufcës Albin Kurti po donë me i pas tri pozitat në dorën e tij, kryeparlamentarin, kryeministrin  dhe presidentin. Edhe qysh me prit tash prej opozitës që ka me u bë pjesë në këtë kapje të tri institucioneve kryesore të shtetit. Unë nuk e mendoj që opozita duhet ta bëj këtë. Unë mendoj se opozita ka pasur propozime, thjesht ta gjej një person i cili nuk është partiak si takon asnjë partie politike, edhe thjesht të votohet dhe të shkohet tutje.

Por zotit Kurtit kjo nuk i konvenon ai nuk e sheh presidentin si institucion kredibil me përgjegjësit e veta kushtetuese edhe ushtrimin e detyrës çfarë duhet të jetë por dukës se ka kërkon një president të cilin e ka tërësisht nën urdhrat e tij, nën kontrollin e tij për këtë shkak nuk ka dashur me arrit një marrëveshje”, ka deklaruar Mushkolaj.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika