Në Kuvendin e Kosovës, sot mbahet një seancë solemne për të shënuar 28-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Seanca pritet të nisë nga ora 10:00, dhe në rendin e ditës është vetëm kjo pikë.
“Seancë solemne – Rendi i ditës 1. Shënimi i 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në njoftim.