Sot, për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të zhvillohen një sërë aktivitetesh në të gjitha qytetet e vendit.
08:00 – Ora e parë mësimore në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme i kushtohet Epopesë së UÇK-së.
09:00 – Mbahet mbledhja solemne e Qeverisë së Republikës së Kosovës në ndërtesën e Qeverisë.
10:00 – Zhvillohen seanca solemne në Kuvendet Komunale në të gjitha komunat e Kosovës.
10:00 – Kuvendi i Kosovës mban seancë solemne për këtë përvjetor.
12:00 – Rreshtimi i kuadrateve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.
14:30 – Mbahet gara mbarëkombëtare e volejbollit për femra në kompleksin “Adem Jashari” në Skenderaj.
Kjo ditë përkujton sakrificën dhe kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rrugën e lirisë.
