Me rastin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës do të organizojë një ceremoni solemne me rreshtimin e kuadrateve të saj në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.
Sipas njoftimit të bërë nga FSK-ja, ceremonia pritet të fillojë në ora 12:00, njofton Dukagjini.
Në njoftim thuhet se, në kuadër të shënimit të kësaj date të rëndësishme, të enjten më 5 mars 2026 do të mbahet ceremonia zyrtare në kazermën “Adem Jashari”, ku do të rreshtohen kuadratet e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Manifestimi do të jetë i hapur edhe për qytetarët, ndërsa pjesë e tij do të jenë edhe krerët më të lartë shtetërorë si dhe mysafirë të ftuar.