Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, Rifat Jashari, së bashku me presidenten Vjosa Osmani, kryetaren e Kuvendit Albulena Haxhiu dhe kryeministrin Albin Kurti, kanë bërë homazhe te obelisku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.
Homazhet bëhen në kuadër të shënimit të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
Në këtë ceremoni u zhvillua edhe rreshtimi i kuadrateve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), duke nderuar sakrificën e luftëtarëve për liri dhe pavarësi.