Hamza: Pa marrëveshje politike, PDK nuk propozon kandidat për president

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka folur sërish për zhvillimet rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit.

Ai ka thënë se varësisht nga zhvillimet, do të vendosin nëse do të hyjnë në seancën e Kuvendit nëse do të krijohet mundësia për të hedhur në votimin çështjen e presidentit/es.

“Merret vendimi në bazë të zhvillimeve që do të ndodhin”, tha ai.

I pyetur se përse PDK nuk po propozon kandidat për president, Hamza tha se pa marrëveshje politike nuk ka kandidat.

“Pa marrëveshje politike nuk ka kandidat, ne kemi kërkuar marrëveshje politike, e kemi dhënë ofertën tonë. Një marrëveshje politike që nënkupton kandidati ose kandidatja e propozuar nga PDK të jetë president”, tha ai. /Telegrafi/

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika