Çështja e Presidentit: Haxhiu ngarkon Komisionin për Legjislacion për shqyrtimin e ndryshimeve kushtetuese

Deputeti i Lëvizja Vetëvendosje dhe anëtari i Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi, ka bërë të ditur se ky komision është ngarkuar zyrtarisht me shqyrtimin e amendamenteve kushtetuese që parashohin zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit nga qytetarët.

Sipas tij, ngarkesa për shqyrtimin e këtyre amendamenteve është bërë nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, pas propozimit të iniciuar nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

“Sapo u ngarkuam si Komision për Legjislacion nga Kryetarja e Kuvendit, znj. Albulena Haxhiu për shqyrtimin e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga Presidentja Vjosa Osmani Sadriu, të cilat parashohin që Presidenti/Presidentja të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli.

Në përkrahje të këtyre amandamenteve, me këtë mënyrë eliminohen ngërçet që po e pengojnë funksionimin e institucioneve dhe që po e pamundësojnë stabilitetin e tyre”, ka shkruar Rrustemi.
Iniciativa për ndryshimin e mënyrës së zgjedhjes së presidentit është propozuar nga presidentja Osmani, e cila ka kërkuar që amendamentet kushtetuese të miratohen në Kuvend, në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi ta zgjedhin drejtpërdrejt kreun e shtetit.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika