Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras ka reaguar pasi të enjten Kuvendi i Kosovës nuk arriti të zgjidhte presidentin e ri, ndërsa të premten në orët e mëngjesit, presidentja e vendit, Vjosa Osmani e shpërndau Kuvendin e Kosovës.
Terras vlerëson se gjendja është serioze dhe zhgënjyese, njofton Dukagjini.
Sipas tij, zhvillimet e fundit rrezikojnë të krijojnë një periudhë të re pasigurie politike në Kosovë, në një kohë kur vendi ka nevojë për stabilitet institucional dhe përparim në proceset politike.
“Kuvendi i Kosovës dështoi të zgjedhë Presidentin. Kjo është një pengesë serioze. Në vend të stabilitetit, vendi përballet me pasiguri të re politike. Vërtet zhgënjyese”, shkruan Terras në X.
🇽🇰⚠️#Kosovo National Assembly failed to elect the President.
It is a serious setback.
Instead of stability, the country faces new political uncertainty.
Truly disappointing. @EU_Commission @Europarl_EN @EPPGroup pic.twitter.com/bVrV9emaK6— Riho Terras (@RihoTerras) March 6, 2026