Emri i tij u përmend për postin e Presidentit, Hoti: Kurti u tentua të shantazhohet

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka reaguar publikisht lidhur me deklarimet për çështjen e Presidentit dhe përmendjen e emrit të tij në këtë proces, duke thënë se konfirmon çdo detaj të fjalëve të kryeministrit të vendit, Albin Kurti.

Hoti tha se ka qenë dëshmitar i drejtpërdrejtë i situatës dhe se, sipas tij, është tentuar të bëhet shantazh politik ndaj Kurtit, ndonëse ai gëzon mbi 50 për qind të besimit të qytetarëve, njofton Dukagjini.

Sipas tij, në atë moment nuk është menduar për interesin e shtetit dhe qytetarëve, por për pazare politike, duke shtuar se për disa aktorë politikë kjo ka qenë mënyra se si është bërë politika për vite me radhë.

“Me përgjegjësi të plotë, konfirmoj çdo detaj të fjalëve të Kryeministrit Kurti në raport me çështjen e Presidentit dhe përmendjen e emrit tim. Jo të dëgjuara, por të parë me sytë e mi. Një lider politik, Kryeministër me mbi 50% të besimit të popullit, u tentua të shantazhohej me formulën “veç nëse don…”. Në atë moment nuk u mendua për popullin, për shtetin, për të ardhmen e vendit. U mendua vetëm për pazarin. Sepse për disa kjo ka qenë sistem. Ka qenë normalitet. Ka qenë mënyra si është bërë politika për vite të tëra. Dhe është e kuptueshme që për një mendësi të mësuar me pazare është e vështirë të pranojë një Kosovë ndryshe, një Kosovë pa tregti politike, me vendosmëri dhe me parime”, ka shkruar Hoti.

Mes tjerash, Hoti theksoi se asnjëherë nuk ka kërkuar poste dhe se nuk ka kërkuar kurrë të bëhet president.

“Emri im në rastin e Presidentit nuk ishte asgjë më shumë se një përpjekje e sinqertë për të tejkaluar një ngërç politik, jo për hir timin, por për hir të stabilitetit institucional dhe për të shmangur zgjedhjet e pesta brenda një viti”, ka shkruar ai.

Hoti rikujtoi gjithashtu se për më shumë se 10 vite ka qenë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, duke thënë se gjithmonë ka ruajtur respekt për njerëzit e asaj partie, edhe pas largimit të tij.

Ai reagoi edhe ndaj komenteve që, sipas tij, janë bërë me përçmim ndaj tij, duke theksuar se nuk do të merret me të kaluarën, por me të ardhmen dhe me unitetin politik në vend.

Në reagimin e tij, Hoti foli edhe për sulmet që, sipas tij, i bëhen për shkak të mbiemrit të tij dhe faktit se është djali i veprimtarit të njohur politik Ukshin Hoti.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika