Premtimi i Kurtit për Prokurori të re, a është i nevojshëm një ‘SPAK’ edhe në Kosovë?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mesin e premtimeve për sektorin e drejtësisë, kishte edhe atë për krijimin e një prokurorie të re për hetimin e krimit të organizuar e korrupsionit. Por, njohësit e drejtësisë thonë se duhet të ketë investime në sistemin prokurorial, e jo të krijohen institucione të reja

Në Prokurorinë Speciale të Kosovës, janë katër prokurorë që punojnë në departamentin për hetimin e krimit të organizuar, e 11 në departamentin për hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar.

Por, këta siç duket nuk mjaftojnë meqë një prokurori të re që do merrej vetëm me hetimin e këtyre rasteve, e ka premtuar kryeministri Albin Kurti, në ditën kur u zgjodh sërish në këtë pozitë.

“Do të themelohet Prokuroria e re e specializuar për çështje të krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe zyra për hetime disiplinore”, ka deklaruar Kurti.

Sipas ish-kryetarit të Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani më e nevojshme është fuqizimi i PSRK-së, sesa të krijohet një prokurori e re.

“Më e arsyeshme do ishte që të bëhen reforma të mëdha në Prokurorinë Speciale sepse dorën në zemër jo që ka tregu ku me dit se çfarë rezultate edhe pse emrin e ka prokurori speciale vet fjala prokurori speciale në aspektin e profesionalizimit dhe luftimit të kriminalitetit në dimensionet që ka juridiksion kjo prokuroria rezultatet duhet të jenë të prekshme”, ka theksuar Fejzullah Hasani – ish-kryetar i Gjykatës Supreme.

Hasani ka shtuar se ka rrezik që krijimi i institucioneve të reja të shërbejë për punësime partiake.

“Frikën e kam që të mos krijohet duplifikohet edhe një strukturë e ngjashme ose e njëjtë me atë aktuale dhe të mos synohet që në këtë prokurori të akomodohen njerëz partiak por të përfillet në përpikmëri ana profesionale”, ka deklaruar Hasani.

E në Institutin e Kosovës për Drejtësi thonë se krijimi i një prokurorie të re duhet të bëhet jashtë KPK-së.

“Kosovës i nevojitet një prokurori e specializuar që do duhej të bëhej jashtë ombrellës së sistemit prokurorial, mirëpo se kjo mund të bëhet vetëm me ndryshime kushtetuese e jo brenda për brenda kornizës aktuale kushtetuese të cilën e kemi mirëpo që si propozim mbetet i padetajuar se si duhet të duket, vite më parë IKD ka theksuar se është e nevojshme të kemi një prokurori dhe gjykatë të specializuar për krimin e organizuar dhe korrupsionin”, ka deklaruar Gzim Shala – Hulumtues në IKD.

Televizioni ka kërkuar një qëndrim edhe nga Prokuroria Speciale e Kosovës e nga Këshilli Prokurorial, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Aktualisht përveç 7 prokurorive themelore që veprojnë në Kosovë, është edhe Prokuroria Speciale që ka mandat hetimin e veprave penale të krimeve të luftës, krimit të organizuar, terrorizmit, korrupsionit dhe krimit Financiar.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika