Java nis me temperatura pranverore, deri në 17°C gjatë ditëve në vijim

Kjo javë pritet të karakterizohet me mot kryesisht të mirë, me intervale të gjata me diell dhe me riga të pakta shiu në disa ditë.

Sipas Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat minimale gjatë javës do të lëvizin ndërmjet -1 dhe 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 13 deri në 17 gradë Celsius.

Të hënën moti parashihet të jetë i vranët me intervale me diell, ndërsa në disa zona vranësirat mund të sjellin riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 0 dhe 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 13 deri në 15 gradë.

Të martën do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të jenë nga -1 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 13 deri në 17 gradë.

Edhe të mërkurën parashihet mot i ngjashëm me atë të së martës, me diell dhe temperatura maksimale që pritet të arrijnë deri në 18 gradë Celsius.

Të enjten moti do të jetë i vranët me intervale me diell. Temperaturat minimale do të sillen nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 15 deri në 17 gradë.

Ndërkaq, të premten parashihet mot me intervale me diell dhe vranësira, ku në disa zona mund të ketë riga shiu. Temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 13 deri në 15 gradë Celsius.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika