Në Ditën e Gruas, Haxhiu: Të drejtat e grave nuk janë dhuratë, por rezultat i veprimit

Me temën globale “Të Drejta, Drejtësi, Veprim”, Agjencia për Barazi Gjinore ka shënuar 8 Marsin – Dita Ndërkombëtare e Gruas, ku Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tha se të drejtat e grave janë standard për mënyrën se si një shoqëri e kupton lirinë dhe demokracinë.

Ajo theksoi se mënyra se si një vend i trajton gratë dhe vajzat është pasqyra më e ndershme e lirisë së atij vendi, duke shtuar se historia ka dëshmuar se të drejtat e grave nuk janë dhuratë, por rezultat i veprimit dhe angazhimit të vazhdueshëm të grave që kanë refuzuar ta pranojnë padrejtësinë si normalitet.

“Në këtë frymë duhet ta themi qartë se të drejtat e grave nuk janë vetëm çështje e grave. Ato janë standart për mënyrën se si një shoqëri e kupton lirinë por po ashtu edhe demokracinë e saj. Mënyra se si një vend i trajton gratë dhe vajzat e tij është pasqyra më e ndershme e lirisë së atij vendi. Historia na ka mësuar se të drejtat e grave nuk janë dhuratë. Ato janë rezultat i veprimit. Çdo e drejtë që sot na duket e natyrshme është fituar sepse një grua dikur e ka ngritur zërin. Një tjetër ka protestuar. Dikush ka refuzuar ta pranojë padrejtësinë si normalitet. Dhe me çdo veprim të tyre, ato frymëzuan gratë e tjera ta gjejnë zërin e tyre dhe të punojnë së bashku për ndryshim të vërtetë. Këtë e dëshmojnë shumë gra në historinë tonë. Gra që e kanë kthyer bindjen në punë të përditshme”, tha ajo.

Haxhiu shtoi se ndonëse Kosova ka bërë përparime në legjislacion, realiteti tregon se puna nuk përfundon me miratimin e ligjeve, pasi shumë gra vazhdojnë të përballen me dhunë në familje, pabarazi ekonomike dhe barriera në vendimmarrje e në tregun e punës.

“Kosova ka bërë përparimi në ligje. realiteti na kujton se puna nuk përfundon me miratimin e ligjeve. Shumë gra vazhdojnë të përballen me dhunë në familje, me pabarazi ekonomike dhe me barriera në qasjen në vendimmarrje, por po ashtu edhe në tregun e punës. Si Kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, zotohem se do t’i fuqizojmë mekanizmat e mbikëqyrjes parlamentare dhe do t’ua kujtojmë institucioneve përkatëse përgjegjësinë që kanë në zbatimin e ligjeve. Sepse në fund të fundit, qëllimi i gjithë këtij angazhimi është që progresi për të cilin flasim të bëhet i dukshëm, i prekshëm për vajzat dhe gratë e këtij vendi. Shpesh e kam menduar edhe në të kaluarën, gjatë kohës sa kam qenë Ministre e Drejtësisë, por edhe sot si Kryetare e Kuvendit, se si duket në praktikë progresi për të cilin flasim apo flasim kaq shpesh. Ligjet, po, janë të rëndësishme. Politikat janë të domosdoshme. Por ndryshimi duhet të ndihet në jetën e përditshme. Dhe ndonjëherë ky ndryshim shfaqet në mënyrë shumë konkrete, për shembull siç e kemi parë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, ku pjesa më e madhe e deputeteve gra janë zgjedhur pa u mbështetur në kuotën gjinore”, tha ajo./EO

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika