Dy anëtarë të forcave të armatosura të Emirateve të Bashkuara Arabe kanë humbur jetën pas rrëzimit të një helikopteri ushtarak, i shkaktuar nga një defekt teknik, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e vendit.
Sipas autoriteteve, dy ushtarët po kryenin “detyrën e tyre kombëtare” në momentin e aksidentit që ndodhi të hënën.
Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe shprehu “ngushëllimet për familjet e dy dëshmorëve”.
Nuk është ende e qartë nëse ky incident lidhet me konfliktin e vazhdueshëm mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Izraelit dhe Iranit, raporton BBC.