Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka iniciuar rast penal lidhur me kërcënimet ndaj presidentes Vjosa Osmani.
Sipas njoftimit, rasti është iniciuar në drejtim të veprës penale “Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”, sipas nenit 121, në lidhje me nenin 119, paragrafi 1, nënparagrafi 1.1 të Kodit Penal të Kosovës.
Prokuroria Speciale ka autorizuar Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për hetimin e plotë të rastit.
Sipas njoftimit, veprimet po ndërmerren me qëllim të ruajtjes së rendit juridik të Kosovës, si dhe sigurisë së zyrtarëve dhe qytetarëve të saj.