A është kushtetues dekreti i Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit? Flet Çerkini

Profesor i së drejtës kushtetuese, Zahir Çerkini, ka thënë se dekreti i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit në debatit juridiko-kushtetues ekzistojnë dy interpretime lidhur me afatin 60-ditor për zgjedhjen e presidentit.

“Në debatin juridiko-kushtetues ka dy mendime, të cilat në fakt lidhen me interpretimin që duhet t’i bërë afati 60 ditë, ai afati 60 ditor për zgjedhojnë presidentit interpretohet i ndarë nga afati tjetër që parashihet në nenin 86.2 të Kushtetues që thotë se duhet të zgjidhet presidenti 30 ditë para skadimit të afatit”, ka deklaruar ai.

Ai ka shtuar se nuk ka diskutim mbi rolin neutral të presidentes në këtë rast, por theksoi se ekziston rrethanë kushtetuese që dërgon vendin në zgjedhje automatikisht nëse presidenti nuk zgjidhet brenda 60 ditëve.

“Fare nuk ka një diskutim se a ka presidentja kompetenca ekzekutive në këtë rast gjithë e dimë që ka një rol neutral. Por ka një rrethanë që e dërgojnë vendin automatikisht në zgjedhje, njëra është nëse nuk zgjidhet presidenti brenda 60 dite, ky 60 ditësh nuk mund të interpretohet i ndarë nga paragrafi 2 neni 86 i kushtetutës. Afati 60 ditor maksimumin e zbatimit e ka deri 30 ditë para se të përfundojë mandati i rregulltë i presidentit”, ka theksuar ai.

Sipas tij, interpretimi i këtyre dy neneve duhet të bëhet në kuadër të sistemit kushtetues për të ruajtur logjikën e afatit procedural dhe afatit maksimal të parashikuar në Kushtetutë.

“Këto dy nene interpretohen lidhur në sistem kushtetues, përndryshe  pse duhet me ekzistu afati 30 ditor që parashihet në nenin 86.2 të Kushtetutës, sepse nëse do të ishte vetëm afati 60 ditor pa nëj afat maksimal atëherë nuk do të kishte logjikë që të ketë një afat tjetër të paraparë me Kushtetutën. Afati 60 ditor është afati procedural që i jepet e drejtë Kuvendit për me zgjedh presidentin e vendit”, ka deklaruar tutje ai.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika