Netanyahu: Ofensiva ushtarake kundër Iranit ‘nuk ka mbaruar ende’

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, gjatë një vizite në Qendrën Kombëtare të Komandës së Shëndetësisë, deklaroi se lufta e Izraelit kundër Iranit “ende nuk ka përfunduar”, raporton AFP.

“Synimi ynë është t’i ndihmojmë iranianët të heqin qafën e tiranisë; në fund, kjo varet nga vetë ata. Por nuk ka dyshim se me veprimet e ndërmarra deri tani, po u thyhen eshtrat – dhe ende nuk kemi përfunduar”, ka deklaruar Netanyahu.

Ushtria izraelite ka paralajmëruar se do të synojë infrastrukturën e Hezbollah në zonën e Tyre dhe Sidon në bregun perëndimor të Libanit jugor.

Po ashtu, ushtria ka paralajmëruar veprime edhe në jug të lumit Litani, rreth 74 kilometra larg kryeqytetit Beirut.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, rikujtoi urdhrat për evakuim dhe kërkoi nga banorët e të gjitha këtyre zonave që të largohen.

Në 24 orët e fundit, 191 persona në Izrael janë pranuar në spital për lëndime të lidhura me luftën SHBA-Izrael kundër Iranit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë izraelite. Njëri është në gjendje kritike, tre me lëndime të rënda, dy me lëndime të moderuara dhe 172 me lëndime të lehta, ndërsa 10 u pranuan për ankth dhe tre për vlerësim mjekësor, raporton The Guardian.

Që nga fillimi i konfliktit, gjithsej 2,339 persona janë pranuar në spitale për lëndime, nga të cilët 95 mbeten të shtruar.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika