Iu lut ambasadorëve “të mos e shkatërrojnë Kushtetuesen”, Guerot “pa koment” për deklaratën e Rrustemit 

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka refuzuar të komentojë deklaratat e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, i cili kishte kritikuar vizitat e disa ambasadorëve në Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Rrustemi ka një lutje për “disa” ambasadorë: Mos e shkatërroni Kushtetuesen

I pyetur nga gazetarët lidhur me deklaratat e Rrustemit, i cili kishte pretenduar se vizitat dhe takimet e disa ambasadorëve po e “shkatërrojnë” Gjykatën Kushtetuese, Guerot tha shkurt se nuk ka koment për këtë çështje.

“Nuk kam asnjë koment. Faleminderit. Dhe të mos kesh një koment, është një koment”, tha ai

Ambasadori francez u pyet gjithashtu edhe për takimin që kishte zhvilluar të premten me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pas dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës.

Megjithatë, Guerot tha se nuk do të japë detaje për përmbajtjen e bisedës me Kurtin.

Këto komente ai i bëri pas një aktiviteti në Prishtinë, ku u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi mes ambasadës franceze dhe komunës së Prishtinës për mbështetjen dhe mbrojtjen e grave që janë viktima të dhunës.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika