Spanja tërheq përgjithmonë ambasadorin nga Izraeli, thellohet kriza diplomatike mes dy vendeve

Spanja ka vendosur të tërheqë përfundimisht ambasadorin e saj nga Izraeli, duke thelluar përplasjen diplomatike mes dy vendeve.

Vendimi vjen pas një serie tensionesh që janë përkeqësuar ndjeshëm që nga lufta në Gaza dhe përplasjet politike mes Madridit dhe Tel Avivit.

Ambasadori spanjoll ishte thirrur në Madrid që në shtatorin e vitit të kaluar, pas një debati diplomatik lidhur me vendimin e Spanjës për të ndaluar përdorimin e porteve dhe hapësirës së saj ajrore për avionë dhe anije që transportojnë armë drejt Izraelit për shkak të luftës në Gaza.

Ministri i Jashtëm izraelit Gideon Saar e kishte kritikuar këtë politikë duke e cilësuar atë si antisemitike.

Vendimi për ta bërë të përhershme tërheqjen e ambasadores konsiderohet përshkallëzimi i fundit në një konflikt diplomatik që është thelluar që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe ofensiva izraelite në Gaza, raporton Reuters përcjell Dukagjini.

Nga ana tjetër, edhe ambasada e Izraelit në Spanjë aktualisht drejtohet nga një i ngarkuar me punë, pasi Izraeli kishte tërhequr ambasadorin e tij nga Madridi në maj të vitit të kaluar, në shenjë proteste ndaj vendimit të Spanjës për të njohur shtetin palestinez.

Tensionet janë rritur më tej edhe në javët e fundit, sidomos pas sulmeve të përbashkëta SHBA-Izrael ndaj Iranit më 28 shkurt, kur Saar akuzoi Spanjën se po mban qëndrim kundër luftës dhe po “mbështet tiranët”.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika