Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se ka shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve në rrjete sociale.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 11 mars ndërsa pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore nga organet e rendit, i dyshuari është arrestuar, njofton Dukagjini.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, pasi i njëjti dyshohet se në rrjetet sociale ka shkarkuar dhe ka shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit seksual të fëmijëve. Me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.