“Esthetic Dental Studio”, hap dyret e saj në qytetin e Pejës

E konceptuar për të sjellë një standard të ri në kujdesin ndaj bukurisë dhe shëndetit oral, Esthetic Dental Studio  tashmë ka hapur dyret e saj në qytetin e Pejës.

Ky investim nga dy djem të ri të specilizuar në fushën e mjekësisë synon të kombinojë teknologjinë bashkohore me shërbimet profesionale që do të ofrohen nga një staf i jashtzakonshëm.

Bashkpronari, Besart Kondirolli, stomatolog, thotë se tashmë qendra e përfunduar është një ëndërr e realizuar dhe e veçantë në fushën e saj me trajtimet që do të ofrojë.

“Është më shumë se një ordinancë ose një klinkë stomatolgjike, arsyja është se ndërlidhen shumë sende, përveç teknologjisë i kemi kushtu shumë rëndësi stafit të cilin e aranzhojmë ku bëjmë edhe ne pjesë. Ka shumë vite që jemi trajnuar jashtë shtetit dhe erdhi dita që gjithë atë eksperiencën tonë me e sjellë edhe me vendos tek ky objekt”

Në fushën mjekësore që kanë specilizuar, që më shumë se 5 vite si profesion e ushtrojnë në Prishtinë dhe jo parsyje, ky i fundit thotë se kanë vendosur të hapin pikën e tyre në Pejë, në vendlindjen e tyre.

“Na realisht kemi edhe klinkën në Prishtinë, na jemi të vendosur atje, ka më shumë se 5 vite që jemi të vendosur në Prishtinë, mirëpo këtë projekt kemi dashur me realizu ku kemi lind edhe me i sherby komunitetit prej nga jemi”, shtoi Kondirolli.

Se një hapsirë e tillë me shërbime të plotësuara për sa i takojnë shëndetit oral i ka munguar kësaj komune thotë edhe doctor, Getoar Hoxha.

Si bashkpronar i qendrës dhe gjithashtu me profesion stomatolog thotë se pjesë e veçantë që e bënë unike këtë vend është pjesa edukative.

“I ka mungu vendit një qendër të tillë, nuk po them që nuk ka pjesë të tjerë, por kështu janë të rralla për shkak se qendrat edukative përpos investimit, dojnë edhe përkushtim edhe një vision shumë të qartë në atë që don me kriju dhe në atë se çka don me ofru”.

Duke prezantuar pjesën në të cilën do të mbahen ligjerata edukative për studentë, ai cek edhe teknologjinë e avancuar dhe përparsitë që do të ofrojë pjesëmarrja për secilin të ri që synon të bëhet pjesë e saj.

“Këtu jemi në qendrën edukative të Esthetic Dental Studio si pjesë e Ideas Akademi, prapa meje është salla e kirurgjisë ku do të realizohen pjesët e operacioneve, ndërsa pjesa ku jemi tash është salla e ligjeratave ku studentat kanë mundësi me pa live përmes dy ekranave se çka po ndodh sakt në pjesën e procedurave kirurgjike”, shtoi Hoxha.

Esthetic Dental Studio u hap në prani të shumë qytetarëve jo vetëm të Pejës, por edhe me gjerë, ndaj të cilëve ky vend premton një pikë referimi për kujdesuin estetik dhe dentar duke mos pasur nevojë të udhëtohet asnjëherë jashtë vendit.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika