Ndërron jetë futbollisti i Akademisë së Barcelonës, Carter Payne

Futbollisti, Carter Payne i cili luante në Akademinë e Residencës së Barcelonës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka ndërruar jetë pasi u përplas nga një makinë në Gjeorgji

Carter Payne

Futbollisti 20-vjeçar, Carter Payne luante në Akademinë e Residencës së Barcelonës në Shtetet e Bashkuara.

Payne i cili ishte pjesë e klubit të Tormenta FC, kishte luajtur me Akademinë e Rezidencës së Barcelonës dhe ekipin e meshkujve të Universitetit të Miçiganit .

Teksa Payne ishte duke hipur në skuterin e tij elektrik, ai u godit nga një automjet, ku drejtuesi është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Payne është dërguar në spital, por për shkak të plagëve që kishte marrë, vdiq.

“South Georgia Tormenta FC janë thellësisht të pikëlluar nga humbja tragjike e mbrojtësit të Tormenta FC 2 , David Carter Payne ”, kanë thënë klubi Tormenta FC në një deklaratë.

Një lojtar i tillë, si mik i jashtëzakonshëm do i mungojë klubit.

Për të ndjerin kanë shkruar në Twitter edhe Akademia e Residencës së Barcelonës, të cilët janë shprehur tejet të pikëlluar për humbjen e tij.

“Jemi të shkatërruar nga humbja tragjike e njërit prej nesh, alumit të Barçës, Carter Payne. Carter ishte një vëlla, shok skuadre dhe student-atlet i jashtëzakonshëm që do t’i mungojë shumë. Ne dërgojmë dashurinë dhe mbështetjen tonë për familjen dhe miqtë e Carter gjatë kësaj kohe jashtëzakonisht të vështirë, “ shkruhet në postim.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika