Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se anëtari i zhdukur i ekuipazhit amerikan, avioni luftarak i të cilit u rrëzua mbi Iran, është shpëtuar nga forcat amerikane.
Trump bëri të ditur se anëtari i shërbimit “pësoi lëndime, por do të jetë mirë”, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.
“E kapëm! Bashkatdhetarët e mi amerikanë, gjatë disa orëve të fundit, Ushtria e Shteteve të Bashkuara realizoi një nga Operacionet më të guximshme të kërkimit dhe shpëtimit në historinë e SHBA-së, për një nga oficerët tanë të jashtëzakonshëm të ekuipazhit, i cili është gjithashtu një kolonel shumë i respektuar, dhe për të cilin jam i emocionuar t’iu njoftoj se tani është shëndosh e mirë”, shkroi Trump.
Kujtojmë se kërkimet për të filluan të premten pasi një avion luftarak F-15E Strike Eagle u rrëzua në Iran.