Shefi i UNMIK-ut Peter Due kërkon përgjegjësi për sulmet në Banjskë dhe Ibër-Lepenc

Shefi i UNMIK-ut, Peter Due, në raportin e tij gjashtëmujor në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit(KS) të Organizatës së Kombeve të Bashkuara(OKB) sot (e enjte), ka theksuar nevojën që sulmuesit e Banjskës dhe Ibër-Lepencit të mbahen përgjegjës.

Ka nisur mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku po diskutohet për situatën në Kosovë, në kuadër të raportit të rregullt gjashtëmujor të misionit të OKB-së, UNMIK.

Në këtë seancë, Përfaqësuesi Special dhe shefi i UNMIK-ut, Peter Due po raporton mbi zhvillimet politike dhe të sigurisë për periudhën shtator 2025 – mars 2026.

Kosova në këtë takim përfaqësohet nga zëvendëskryeministri i parë dhe njëherësh ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, i cili do t’i paraqesë pikëpamjet e Republikës së Kosovës në KS të OKB-së.

Sipas raportit të shefit të UNMIK-ut, situata në veri të Kosovës vlerësohet si e qetë, por e brishtë, ndërsa theksohet edhe progres i kufizuar në dialogun e ndërmjetësuar nga BE ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në raport përmenden edhe zgjedhjet komunale dhe ato parlamentare të fundit, të cilat janë zhvilluar në mënyrë paqësore dhe me pjesëmarrje të gjerë të komuniteteve.

Në raport thuhet se Lëvizja Vetëvendisje ka dalë fituese në zgjedhjet parlamentare, ndërsa Albin Kurti është zgjedhur kryeministër, duke i dhënë fund bllokadës politike disamujore. Megjithatë, raporti vë në pah edhe zhvillimet e fundit politike, përfshirë mospajtimet për zgjedhjen e presidentit dhe vendimin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, i cili është sfiduar dhe më pas është shpallur i pavlefshëm nga Gjykata Kushtetuese.

Në raport është përmendur takimi i parë trepalësh për personat e zhdukur në Bruksel, si dhe takimet që ka pasur përfaqësuesi i BE-së, Peter Sorensen me liderët e të dyja vendeve, kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika