Lidhja e Bizneseve të Kosovës pas lincimit publik të gjyqtarit të Komerciales: Të ndalet presioni politik mbi drejtesinë

Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka shprehur shqetësim për zhvillimet që lidhen me një vendim gjyqësor për një dëmshpërblim prej mbi 32 milionë eurosh ndaj një kompanie publike, duke kërkuar transparencë të plotë, profesionalizëm dhe trajtim të kujdesshëm institucional.

Në reagim theksohet vendimet e drejtësisë s’duhet të politizohen dhe se presionet e jashtme cenojnë besimin në institucione.

“Si Lidhje e Bizneseve të Kosovës, shprehim shqetësimin tonë lidhur me zhvillimet e fundit që ndërlidhen me vendimin gjyqësor për dëmshpërblimin prej mbi 32 milionë eurosh. Raste të tilla, që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në buxhetin publik dhe në klimën e të bërit biznes, kërkojnë transparencë të plotë, profesionalizëm të lartë dhe trajtim të kujdesshëm institucional. Në të njëjtën kohë, theksojmë se është thelbësore që sistemi i drejtësisë të funksionojë i pavarur dhe i lirë nga çdo ndërhyrje politike. Vendimet e drejtësisë nuk duhet të politizohen, ndërsa çdo presion i jashtëm cenon besimin në institucione dhe krijon pasiguri për sektorin privat”, thuhet në reagim.

Lidhja e Bizneseve ka kërkuar gjithashtu ruajtjen e integritetit dhe imazhit të kompanive, duke shmangur paragjykimet në diskursin publik.

Ajo u ka bërë thirrje institucioneve dhe akterëve politikë që të trajtojnë rastin me përgjegjësi dhe të përmbahen nga veprime që mund të interpretohen si ndërhyrje në drejtësi.

“Gjithashtu, është me rëndësi të veçantë që në diskursin publik të ruhet integriteti dhe imazhi i kompanive, duke shmangur paragjykimet dhe dëmtimin e reputacionit të bizneseve që operojnë në përputhje me ligjin. Komuniteti i bizneseve ka nevojë për siguri juridike, vendimmarrje të drejtë dhe një ambient të qëndrueshëm, ku ligji zbatohet njësoj për të gjithë. Prandaj, bëjmë thirrje që ky rast të trajtohet me përgjegjësi të plotë nga të gjitha instancat përkatëse, ndërsa akterët politikë të përmbahen nga deklaratat dhe veprimet që mund të interpretohen si ndërhyrje në sistemin e drejtësisë. Vetëm përmes respektimit të shtetit ligjor mund të ndërtojmë një ekonomi të fortë dhe një klimë të besueshme për investime”, thuhet tutje në reagim.

Reagimi i tyre vjen pas një vendimi të Gjykatës komerciale në lidhje me një pronë komunale në Prishtinë, e cila pasoi me lincimin e gjyqtarit të rastit nga eksponentë të politikës.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika