Gashi: Kurtin mund ta mposhtë vetëm vetvetja

Analisti Astrit Gashi ka thënë se aktualisht kryeministri Albin Kurti nuk ka rival real në skenën politike, duke theksuar se sfida e vetme për të mbetet vetvetja.

Gashi në Debat Plus në RTV Dukagjini u shpreh se mungon një alternativë e organizuar politike që mund ta sfidojë seriozisht Kurtin.

“Sot për sot Albin Kurtin thjesht nëse e mposht dikush, e mposht veç vetvetja e tij. Edhe vetvetja sot për sot nuk po e mposht.”

Ai shtoi se problemi qëndron te mungesa e lidershipit të vetëdijshëm dhe të bashkuar në opozitë.

“Fatkeqësisht ne s’kemi sot liderë politikë të cilët janë të vetëdijshëm për pozicionin në të cilin janë dhe të cilin e kanë të rëndësishëm ta mposhtin Albin Kurtin. S’mund t’i mbledh bashkë…”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika