“Mashtrim me pagën e 13-të” – Qorolli kritikon Qeverinë Kurti: Po zhduken korporatat, po zëvendësohen me pastiçeri

Analisti Adem Qorolli ka drejtuar kritika të ashpra ndaj Qeverisë dhe kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se vendi po përballet me një zhvendosje të dëmshme ekonomike dhe me premtime të papërmbushura.

Sipas tij, nuk mund të krahasohet mbyllja e kompanive të mëdha me hapjen e bizneseve të vogla në sektorin e shërbimeve.

“Të mbyllet një korporatë në Ferizaj me 260 punëtorë për prodhimin e kimikateve me investitorë ndërkombëtarë të huaj dhe të hapen tre hamburger apo pastiçeri në qendër të qytetit nuk është e njëjta.”

Ai shtoi se trendi i zëvendësimit të bizneseve të mëdha me aktivitete më të vogla nuk përbën zhvillim real ekonomik:

“Të mbyllen tri korporata që unë i di me mbi 50 punëtorë apo që kanë bërë qarkullim deri në 7-9 milion në vit dhe të hapen tri rrobaqepësi nuk është e njëjta.”

Duke folur në emisionin Debat Plus, Qorolli kritikoi edhe vonesat dhe, sipas tij, manipulimet me politikat sociale dhe financiare të Qeverisë.

“Kjo ka qenë mashtrimi i parë, paga e 13-të. Nuk po ma votojnë opozita ligjin se unë e kam gati pagën e 13-të dhe do ta merrni në fillim për vit të ri. E zhduki, ia votuan ligjin, përsëri nuk po ma voton opozita zgjatjen buxhetore për muajin mars… ia zgjatën buxhetin, s’ka pagë të re në janar, s’ka në shkurt, në mars e dha publikisht.”

Ai akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin për mënyrën se si është trajtuar çështja e pagave:

“Mbasi e ceku muajin kryeministri për mos me dal mashtrues e qitën me 31 në fund të muajit. Edhe aty ka bërë një mashtrim tek punëtori, pagën e 13-të dhe pagën e muajit e ka bërë bashkë. Pse? Sepse secilit punëtor ia ka marrë nga 40 deri në 90 euro trust, tatim.”

Qorolli përfundoi duke theksuar se mungesa e qartësisë politike, përfshirë edhe dilemat për zgjedhje të reja, po ndikon drejtpërdrejt në vendimmarrje dhe në mbështetjen për qytetarët jashtë sektorit publik.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika